A mund të shprehet me të vërtetë dashuria në emisionin e famshëm në Shqipëri “Përputhen” apo gjithçka është aktrim dhe secili nga konkurentët merr rolin e vet sipas një skenari aty?

Është kjo pyetja që e dëgjojmë shumë shpesh nga persona të ndryshëm, e po e njëjta iu bë edhe ish-konkurentit të këtij emisioni Bledit.

Sipas Bledit çdo gjë varet nga personi, pasi kur fillon nuk e din se si do ecën por ndërkohë më takimet e njohjet edhe mund të filloj diçka reale mes konkurentëve.

Ai theksoi se për 5 muaj sa qëndroi aty, ndjesi nuk arriti të krijonte për askënd, mirëpo pëlqime po.

E i pyetur se a ka me të vërtetë skenar brenda emisionit, ai nuk e mohoi këtë gjë, shkruan albora.ch.

“Jo gjithcka është me skenar, por është e vërtetë që ka skenime dhe ka ndodh qe ndonjëherë të imponohet të dalësh në takim me dikë që ti nuk dëshiron”, tha Bloody ndër të tjera.

Ndërsa tha se edhe pse kishte tërheqje për Efin, nuk do e mendonte të martohej me asnjëren nga to në të vërtetë.

Derisa tregon se nuk e ka ndërmend asnjëherë të rikthehet më aty, pasi edhe vendimin për largim e mori me vetëdëshirë.

Marketing

Bloody, përveç eksperiencës nga ky emision, ai tregoi për këngët e tij të reja, ku ka krijuar 21 këngë deri tani me videoklipe, dhe se është shumë i kënaqur me të gjitha.

Për këto dhe shumë të tjera ndiqeni intervistën e plotë të Bloody-it në emisionin “Fol Shqip Show”./albora.ch/

Marketing