Disa persona që ndodheshin me pushime në Kartepe të Kocaelit u përballën me një situatë të pazakontë dhe paksa të frikshme.

Marketing

Kjo zonë e Turqisë është e njohur për turizmin dimëror, por qytetarët që kishin zgjedhur të kalonin pushimet aty nuk e dinin se çfarë do iu ndodhte.

Mediat turke kanë publikuar momentin kur ata kanë mbetur të bllokuar për rreth 1 orë për shkak të mosfunksionimit të teleferikut, raporton ensonhaber, përcjellë albora.ch.

Por disa prej tyre nuk e kanë duruar dot të ftohtin dhe kanë vendosur të hidhen nga teleferiku. Pas 1 ore defekti është rregulluar dhe qytetarët e tjerë të bllokuar janë shpëtuar.

Në rrjetet sociale, qytetarët që u bllokuan në teleferik kanë treguar eksperiencën e tyre:

Ka 1 orë teleferikët nuk funksionojnë. Tashmë jemi ngrirë. Njerëzit filluan të hidheshin nga teleferiku. Jemi në gjendje shumë të keqe, kemi ftohtë. Së shpejti do të hyjmë në hipotermi./albora.ch/.

Marketing