Binjakët brazilianë, të cilët kishin lindur të ngjitur janë ndarë me sukses me ndihmën e realitetit virtual.

Marketing

Tre vjeçarët Bernardo dhe Arthur Lima iu nënshtruan operacioneve në Rio de Zhaneiro.

Kirurgët kaluan muaj duke provuar teknika duke përdorur realitetin virtual përpara se të fillonin procedurat reale.

Procedura u përshkrua nga kirurgu Noor ul Owase Jeelani si “diçka e epokës së hapësirës.”

Ishte një nga proceset më komplekse të ndarjes e përfunduar ndonjëherë, shkruan BBC.

Binjakët kryen 7 operacione të cilat zgjatën më shumë se 27 orë. U deshën pothuajse 100 mjekë për të kryer operacionin.

“Jo vetëm që kemi ofruar një të ardhme të re për djemtë dhe familjen e tyre,por  ne kemi pajisur ekipin vendas me aftësitë dhe besimin për të ndërmarrë një punë kaq komplekse sërish me sukses në të ardhmen. Kjo është e mundur vetëm përmes donacioneve bujare nga anëtarët e publikut.”/Abcnews.al/ 

Marketing