Fillimi i “Big Brother VIP Kosova”, ka nisur me shumë zëra, ani pse kishin kaluar ditë që pritej më padurim fillimi i një programi reality show, i pari në Kosovë i një niveli të tillë.

Ky spektakël që filloi mori komente pozitive por kishte edhe shumë negative.

Marketing

Një reagim e pati edhe Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja është shprehur se i pëlqen atmosfera e mirë që është krijuar me banorët në shtëpi por nuk është e sigurtë ‘sa do zgjasë’. Ajo shpreson që banorët të japin një shembull të mirë për publikun dhe i uron suksese.

“Po e pëlqej atmosferën e mirë në shtëpi. Të shohim sa do të zgjasë. Po shpresoj vërtet që të gjithë në atë shtëpi të japin një shembull të mirë për të gjithë jashtë. Suksese”, ka shkruar Beatrix në ‘Twitter’.

Marketing