Disa përdorues të YouTube aktualisht po përballen me probleme në momentin që përpiqen të ngarkojnë video në platformë. Kjo nuk është hera e parë që përdoruesit kanë probleme gjatë ngarkimit të një videoje.

Marketing

Kanë qenë shumë të shumtë përdoruesit e Youtube që kanë shprehur shqetësimin duke thënë se ky problem ka filluar që në fundjavë.

“Që nga fundjava dhe deri tani, shërbimi është i ngadaltë. Dhe ndonjëherë duhet shumë kohë që të shfaqen videot në faqen kryesore. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë. Dhe të gjitha aplikacionet dhe faqet e tjera të internetit janë të shpejta,” shkruan njëri prej përdoruesve.

Ndërkohë Youtube ka deklaruar se po punon për të zgjidhur problemin sa më shpejt.

Marketing