Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.

Marketing

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth 22:40, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

Marketing