Marketing

BBC raporton se presidenti i SHBA, Joe Biden planifikon të shpallë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë gjatë udhëtimit të tij në Bruksel dhe Varshavë, këtë javë.

Biden do të vizitojë kryeqytetin belg, ku NATO dhe Bashkimi Evropian kanë selitë e tyre, për të zhvilluar bisedime me liderët e huaj këtë të enjte. Ai do të shoqërohet nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, gjenerali Lloyd Austin.

Më pas do të udhëtojë për në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë.

“Ai do të ketë mundësinë të bashkërendojë në fazën e ardhshme të ndihmës ushtarake për Ukrainën”, u tha gazetarëve Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA.

“Do të bashkohet me partnerët tanë në vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë dhe shtrëngimin e sanksioneve ekzistuese për të goditur evazionin dhe për të siguruar zbatim të fuqishëm”.

Më herët të martën, zëdhënësja e lartë e  Biden, Jen Psaki, njoftoi se ajo detyrohej të anashkalonte turneun evropian pasi të rezultojë pozitive për Covid. Ajo tha se kishte mbajtur dy takime të distancuara shoqërore me Biden të hënën dhe se ai kishte rezultuar negativ të martën./albora.ch/

Marketing