Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për sulmin me armë zjarri që ka ndodhur ndaj televizionit kombëtar “Top Channel”, ku ka vdekur roja i sigurisë, Pal Kola.

Marketing

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook,  ka shprehur ngushëllime ndaj familjes Koka.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë, Pal Kola”.

“Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, ka thënë Begaj.

Marketing