Marketing

Vizita zyrtare e kancelarit austriak Karl Nehammer në Zvicër të hënën çuditërisht u zhvillua pa audiencë. Arsyeja janë shqetësimet e sigurisë pas protestave të paralajmëruara nga kundërshtarët e masave kundër koronës, njoftoi qyteti i Zofingen.

Ka “indikacione serioze”, se vizita zyrtare mund të ndërpritet, thuhet sot në mesazh, raporton blick, transmeton albora.ch.

Ishte planifikuar një pritje për Nehammer në Niklaus-Thut-Platz në qendër të qytetit të vjetër historik të Zofingen me nderime ushtarake dhe para një auditori.

Ditët e fundit, kundërshtarët zviceranë të masave për korona kishin bërë thirrje në mediat sociale për protesta dhe veprime përçarëse kundër Nehammer.

Në Austri, vaksinimi i përgjithshëm kundër virusit korona është në fuqi që nga fillimi i shkurtit./albora.ch/

Marketing