Kënga më e re nga artistja me famë botërore Bebe Rexha “I’m good (Blue)”, që vjen në bashkëpunim me DJ e njohur David Guetta, së fundmi ka shënuar një sukses tjetër në listat muzikore.

Marketing

Kënga ka arritur që të qëndrojë disa javë e renditur lart në top-listat e kanaleve si Spotify, Apple Music, Shazam dhe iTunes.

Ndërkaq, në iTunes, kënga ka arritur që të renditet e para si kënga më e dëgjuar e momentit në botë.

“I’m good (Blue)”, lë prapa në vend të dytë këngën “As it was” nga Harry Styles” dhe këngën “Keep me Closer” nga Britney Spears dhe Elton John.

Kënga e artistes me origjinë shqiptare do të publikohet këto ditë edhe me videoklip, të cilin dyshja e xhiruan pak ditë më parë në Ibiza.

“I’m good (Blue)”, po ashtu ka qëndruar për disa javë rresht e para edhe në ‘Official Charts’, e cila është top-lista zyrtare e kalkulimeve të këngëve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan KultPlus. 

Marketing