Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se nga sot do t’i pranojë certifikatat e vaksinimit testimit dhe rikuperimit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës për COVID-19.

Marketing

Në një shkrim në Twitter, BE thotë se certifikatat duhet të jenë në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Evropian.

“Nga dita e sotme, BE do të fillojë pranimin certifikatave të vaksinimit, testimit dhe rikuperimit të lëshuar ndaj COVID-19 nga shteti i Kosovës. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me Rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit. #BE financoi zhvillimin e tyre”, theksohet në njoftim.

Ndërkaq, të enjten në Kosovë janë konfirmuar 149 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 986 testime ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 49 qytetarë, ndërsa raste aktive në nivel vendi janë 592.

Ditëve të fundit numri i rasteve me coronavirus në Kosovë është rritur ndjeshëm.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISKHPK), ka kërkuar nga qytetarët që të bartin maskat në ambientet e mbyllura dhe të vaksinohen.

Foto: Arkiv

Marketing