Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka treguar të mërkurën se Qeveria Kosovës edhe këtë vit do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët.

Marketing

Mirëpo procedura ka ndryshuar për këtë proces.

“Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk ju merr kohë, e madje mund të evitoni edhe pritjet në kufi kur e bleni online para se të niseni”, ka thënë Murati.  “Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të pagesës në formularin online të Ministrisë së Financave.

Murati ka treguar se para se të niseni për në Kosovë, policën kufitare mund ta bleni online përmes linkut më poshtë: https://api.bks-ks.org/PolicaOnline/sq-AL

E pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të kostos duke plotësuar këtë formular: https://masa4-5.rks-gov.net

“Polica mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse, mirëpo, që të mos keni nevojë të prisni në kufi, e të mos shkaktohen kolona, rekomandohet që polica të blihet online para se të niseni për Kosovë.

“Mbështetja vlen për autoveturat për pasagjerë dhe motoçikletat, dhe rimbursimi bëhet për qëndrime deri në 3 muaj brenda vitit kalendarik”, ka thënë Murati.

“Rimbursimi mund të kërkohet për të gjitha policat që keni blerë nga data 1 janar 2022 e këtej, me kusht që periudha e tërësishme e mbulueshmërisë për një automjet të mos kalojë 3 muaj brenda vitit”, ka treguar ministri i Financave.

Marketing