Banorët vendas të tronditur thellë nga vdekja tragjike e 8-vjeçares Lisa në në Könizbergwald pranë Niederwangen BE, sot kanë ngritur një vend zie në kujtim të vogëlushes.

Marketing

Qirinj, trëndafila të bardhë dhe një arush pellushi janë vendosur në një memoria për vajzën e vogël e cila u gjet e vdekur të martën, shkruan Blick – transmeton Albora.ch.

Njëri nga fqinjtë ka folur për 20 Minuten, ku ka thënë se ka parë spektaklin e trishtë sesi fëmijët, të rinjtë dhe prindërit kanë ngritur memorialin.

Sipas tij, atmosfera në lagje është shumë e dëshpëruar dhe për fëmijët e lagjes është e vështirë ta kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

“Vajza ime është e trishtuar, por ajo nuk e kupton vërtet se çfarë do të thotë kjo,” thotë një banore e zonës.

Së bashku me një fqinj ajo ngriti vendin e zisë. Së bashku me banorët e tjerë janë lutur për Lizën e vogël.

“Ishte shumë bukur që ishim të gjithë së bashku për ta përkujtuar atë.”, ka shtuar ajo.

Është gjithashtu e vështirë për fëmijët e lagjes që të kuptojnë se çfarë kishte ndodhur.

Ndërsa me një letër drejtuar të gjithë prindërve, shkolla njoftoi për incidentin e trishtë.


“Këtë mëngjes mësuam se një nxënës i nivelit bazë në shkollën Niederëangen Ried kishte vdekur. Të gjithë jemi shumë të trishtuar për këtë ngjarje të pabesueshme. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen e prekur.”

Gjithashtu thuhet se mësuesit do t’i shoqërojnë të gjithë fëmijët në kohën e ardhshme me ndjeshmërinë e nevojshme. Mësimi në shkollë do të vazhdojë, por mësuesit janë udhëzuar që të vërejnë çdo gjë që duket jonormale./albora.ch/

Marketing