Postfinance, një njësi e shërbimeve financiare të Swiss Post, po kërkon të punësojë zhvillues softuerësh, por vetëm ata që sipas një reklame të vendosur në platformën e karrierës së LinkedIn “nuk i kushtojnë orët e punës luftës për barazi”.

Marketing

Në mënyrë të veçantë, ajo kërkon punonjës që duan të përpunojnë “ndryshimin midis 0 dhe 1 dhe jo midis XX dhe XY” – i pari i referohet kodeve dhe i dyti kromozomeve mashkullore dhe femërore.

Ndërsa reklama synohej të ishte e zgjuar, “me këtë tekst, Postfinance po zhvlerëson masivisht luftën për barazi”, tha Agota Lavoyer, një eksperte për dhunën e seksualizuar.

Në mbrojtje të saj, Postfinance u përgjigj se reklama e saj ishte keqkuptuar.

“Mesazhi është se barazia është e ankoruar fort në kulturën në Postfinance dhe është aq normale sa punonjësit nuk duhet të kalojnë kohë në punë duke menduar për të”, tha zëdhënësja Dörte Horn./albora.ch/

Marketing