Një palë atlete të ofruara nga marka luksoze Balenciaga, po tërheqin vëmendjen në internet për pamjen e pistë, të grisura në pëlhurë dhe një çmim prej njëmijë e 850 dollarë.

Marketing

“Paris High Top Sneaker Full Destroyed” ofrohet në faqen e internetit të Balenciaga, në të bardhë ose të zezë me një çmim prej njëmijë e 850 dollarë për palë

Këpucët janë të dizajnuara për t’u dukur të copëtuara dhe të pista, me “Balenciaga” të printuar anash në stilin e shkrimit të dorës me stilolaps.

“Është e përfunduar me kanavacë të dëmtuar dhe skaje të ashpra, duke ndikuar në një pamje të konsumuar paraprakisht”, thuhet në uebsajt.

Marketing