Kulmi i valës Omicron duket se ende nuk është arritur dhe heqja e masave tani është ende herët.

Kështu theksoi Patrick Mathys, Shefi i Seksionit të Menaxhimit të Krizave dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Zyrës Federale të Shëndetësisë gjatë konferencës së mbajtur para pak minutash për media.

Këto deklarime erdhën si përgjigjje ndaj kërkesave të bëra sot nga një aleancë shoqatash ekonomike, e cila bëri thirrje për heqjen e masave kufizuese të vendosura nga Këshilli Federal.

Zvicra është ende një nga vendet me incidencën më të lartë në Evropë. Ka dallime rajonale, por Omicron përbën 90% të infeksioneve në mbarë vendin.

Aktualisht janë 220 pacientë në terapi intensive, një numër ende i lartë. Megjithëse numri i shtrimeve në spital nuk është rritur siç mund të pritej dhe shumica e pacientëve janë infektuar me Delta, varianti Omicron nuk duhet nënvlerësuar, transmeton albora.ch.

Mathys supozon se rreth 100,000 njerëz kontraktojnë virusin çdo ditë dhe se numri i rasteve të paraportuara është i lartë.

Një relaksim i masave, në këtë kohë, do të çonte në një përshpejtim të shkallës së infektimit. “Disa kujdes është ende i përshtatshëm për momentin,” përfundoi Mathys./albora.ch/

Marketing
Marketing