Gruaja Hazel Chick nga Birminghami kishte 50 vjet që nuk e kishte parë vajzë ne saj, pasi ish-burri i saj e çoi foshnjën 18 muajshe në Marok për t’u rritur nga motra e tij që nuk mund të kishte fëmijë.

Marketing

Ish-burri pretendoi se ai po e çonte fëmijën e tyre në Marok për të takuar të afërmit e tij, megjithatë katër javë më vonë ai u kthye pa vogëlushen Sanae, duke i shpjeguar Hazelit se ia kishte dhënë vajzën motrës së tij.

Sanae, e cila vetëm pas 30 vjetësh zbuloi se njerëzit që i quante “nënë e baba”, nuk ishin prindërit e saj biologjikë, pati një fëmijëri të palumtur, pasi u detyrua të linte shkollën në moshën njëmbëdhjetë vjeçare kur u martua me një burrë 20 vjet më të madh.

Por, më në fund asaj iu tha e vërteta për prindërit e saj nga një anëtar i largët i familjes dhe pas kësaj u transferua në Angli me katër fëmijët e saj në kërkim të nënës së vërtetë.

Sanae, e cila më pas u martua me dëshirë me dikë tjetër dhe ka një fëmijë të pestë, kontaktoi “Long Lost Family”, aty ku edhe gjeti mbështetje për gjetjen e nënës.

“Kam pasur një jetë të vështirë në Marok. Prindërit e mi ishin shumë të rreptë, veçanërisht babai. Më duhej të qëndroja në shtëpi, duke pastruar, larë apo qepur rroba”, u shpreh ajo.

Ajo foli gjithashtu edhe për martesën e saj, duke thënë se ish-burrit i pëlqente të mendonte se ajo ishte skllavja e tij.

Ndërkaq pasi mësoi të vërtetën, ajo tha se kuptoi që e gjithë jeta e saj ishte gënjeshtër, raporton Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

“Kam zbuluar të vërtetën dhe kuptova që e gjithë jeta ime kishte qenë një gënjeshtër. Me duket sikur më është thyer zemra. Dua shumë ta njoh nënën time dhe shpresoj të më do ashtu siç unë e dua atë”, u shpreh ai.

E nënës Hazel me t’iu dhënë lajmi që vajza e ka kuptuar të vërtetën u gëzua shumë.

“Jam i gëzuar pa masë që do ta takojë vajzën time, që kur e mori babai i saj nuk kam ndaluar së menduari për të. Ajo është jeta ime, e dua, e kam dashur gjithmonë dhe jam shumë e lumtur që është rikthyer në jetën time. Sot ishte dita më e lumtur e jetës sime”, u shpreh ajo.

Marketing