Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së Marigona Osmanit, ka thënë se raporti i autopsisë së ndjerës ka qenë i tmerrshëm.

Marketing

Rexhepi në emisionin ‘Frontal’ në T7 ka thënë se kjo ka qenë vrasja më e tmerrshme që ka ndodhur në Kosovë, që nga periudha e pasluftës.

“Raporti i autopsisë është i tmerrshëm. Unë si përfaqësues i anëtarëve të familjes që vrasje më të rënda në periudhën e pasluftës në Kosovë nuk ka pasur, është vrasja më e tmerrshme që ka mujt me ekzistu”.

Tutje ai tha se vrasja e të ndjerës ka qenë e ngadalshme, duke u bërë dhunë sistematike.

“Cdo vrasje është e keqe, mirëpo vrasjet shpesh me plumb janë vrasje të. Këtu kemi të bëjmë me një vrasje të ngadalshme e të dhunshme.

E ndjera ka pasë një dhunë në mënyrë sistematike dhe në procedurë të ngadalshme. Unë jam tmerruar kur e kam pa raportin e autopsisë. Është një vrasje shumë e rëndë”, tha Rexhepi.

“Te trupi i ndjerë ka gjetur analgjetikë që kanë disa persona që kanë të madhe. Atë e kanë shti me përdorim për mos me i ndi dhimbjet”, tha Rexhepi, duke qenë se kjo e vërtetë nuk ka parë si një herë në jetën e tij

Marketing