Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, tha se shteti i tij është investitori i katërt më i madh në Kosovë, e cila vazhdon edhe t’i mbështesë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe liberalizim të vizave, raporton Ekonomia Online.

Marketing

Këtë deklarim e bëri në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, me ç’rast marrin pjesë 16 kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga dhjetë sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.

“Forumi Ekonomik Kosovë-Austri përbën një manifestim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe shumë të ngushta në shumë fusha që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Me Austrinë që tashmë është investitori i katërt më i madh në Kosovë, Forumi Ekonomik do të forcojë më tej marrëdhëniet e biznesit ndërmjet ndërmarrjeve nga Austria dhe Kosova, duke krijuar kështu një situatë të favorshme për ekonomitë e të dy vendeve”, tha ai.

“Austria është investitori i katërt në Kosovë. Austria ka mbështetur aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe liberalizim të vizave. Austria kontribuon në gjithë stabilitetin e regjionit. Austria është partner më i rëndësishëm i UNICEF në Kosovë. Sot pasdite për bashkëpunim ekonomik do të zhvillohet sot”, tha ambasadori.

Wilhelm Nest, Shef i Zyrës “Advantage Austria”, u shpreh i kënaqur që gjendet në Kosovë. Tha se një forum i tillë ka për qëllim fuqizimin e dy vendeve tona.

“Jam i kënaqur që jam përsëri në Kosovë. Një forum i veçantë me folës të shquar para nesh. Ministri i ekonomisë iu dashtë të anulojë udhëtimin në Kosovë. Ky program përmban itinerarin e saktë të forumit. Forumi ekonomik ka për qëllim fuqizimin e dy vendeve tona. Takimi i pestë do të bëhet ne ora dy pasdite. Kërkoj nga jeta të na sjellë në skenë kryeministrin Kurti”, tha ai.

Marketing