Policia austriake ka bërë të ditur se është në kërkim të një kosovari.

Marketing

Xh.F, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në vlerë prej mbi 100 mijë eurosh.

Cak i tij thuhet se kanë qenë shtëpitë në qytetin e Grazit,  në rrethinën e Steiermarkt-it.

Organet e rendit dyshojnë se kosovari ndodhet ende në Austri, shkruan Albora.ch

Sipas raportimit të mediave atje, nuk dihet nëse ai këto vjedhje i kishte kryer në bashkëpunim apo i vetëm.

Sipas policisë këto vjedhje supozohet të jenë kryer gjatë një viti.

Prokuroria në anën tjetër e ka bërë publike identitetin e tij dhe fotografinë duke kërkuar bashkëpunim me qytetarët për të siguruar informacione lidhur me vendndodhjen e kosovarit.

Marketing