Parlamenti i Austrisë ka miratuar me shumicë votash vendimin për t’i bërë të detyrueshme vaksinat kundër koronavirusit për të rriturit në Austri.

Marketing

Që ligji të hyjë në fuqi, ai ende duhet të nënshkruhet nga Presidenti Federal Alexander Van der Bellen.

Austria është vendi i parë evropian që mandaton vaksinimin e koronavirusit për personat mbi 18 vjeç, me disa përjashtime, transmeton albora.ch.

Ministri i Shëndetësisë e përshkroi vaksinimin e detyrueshëm si një masë parashikuese dhe “veçanërisht të qëndrueshme”.

Ai shpjegoi se kjo nuk do ta thyente valën e omicronit menjëherë, por megjithatë sipas tij vaksinimi i detyrueshëm mbron nga valët e mëtejshme të koronës dhe variantet e reja të virusit.

Do të ketë përjashtime për gratë shtatzëna dhe për njerëzit që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore. Kushdo që kundërshton rregulloren gjobitet deri në 3600 euro, derisa kërkesa për vaksinim pritet të hyjë në fuqi të shtunën /albora.ch.

Marketing