“Zgjoi” shpresa dhe shërimi në filmin në hyrjen e Kosovës në Oscar”, është titulli që Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press i ka vendosur artikullit të shkruar për filmin shqiptar “Zgjoi”, i cili është pretendent për nominim në Akademinë e çmimeve “Oscars 2022”.

Marketing

“Janarin e kaluar, regjisorja Blerta Basholli ishte e lumtur që kishte hyrë në Festivalin e Filmit Sundance me filmin e saj debutues “Hive”. Filmi në gjuhën shqipe për një grua që nis biznesin e saj pas Luftës së Kosovës ishte një perlë frymëzuese, por Basholli as që kishte guxuar të ëndërronte se sa larg do të arrinin”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Sipas AP, jo vetëm që u bë filmi i parë në historinë e Sundance që fitoi tre çmimet më të mira në garën botërore të kinemasë, por tani ai ka një shans të madh për t’u bërë pretendenti i parë i Kosovës për Oscar në kategorinë më të mirë ndërkombëtare të filmit, transmeton albora.ch.

Tutje në artikull përshkruhet historia e filmit dhe personazhit kryesor Fahrije Hotit, e cila pas luftës së fundit në Kosovë nis biznesin e saj për të mbajtur familjen./albora.ch/

Marketing