Kristjan Asllani mund të kishte luajtur për Italinë, por zgjodhi Shqipërinë.

Marketing

Mesfushori i Interit shpjegon zgjedhjen e tij për “Gazzetta dello Sport” duke treguar ëndrrën e tij.

“Kam lindur në Shqipëri, origjina të thërret thellë në zemër. Një pjesë e madhe e zemrës sime ndodhet për Italinë, por origjina nuk harrohet kurrë dhe e ndjeja si detyrim të zgjidhja Shqipërinë.

Kupa e Botës? Do të doja shumë që Botërorin tjetër të luaja. Gjithashtu do të doja të shihja një lojtar të Interit si kampion bote këtë edicion”, është shprehur talenti shqiptar.

Marketing