Asnjë i afërm nuk e kërkoi, madje as zvicerani të cilës ajo ia kishte shitur shtëpinë.
Marketing
Rënia e pemëve nga era e fortë në Como nxori në pah vdekjen e saj. Fqinjët kishin kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, për të bërë të mundur heqjen e pemëve, por në banesë u gjet dhe një trup i pajetë.
Kufoma 70 vjeçare, u gjat e ulur në një karrige në kuzhinë, në shtëpinë e saj. Nuk kishte asnjë lajm prej saj që nga shtatori i 2019, transmeton albora.ch.
Gruaja, e cila jetonte e vetme nuk kishte familje, dyshohet se ka vdekur si pasojë e shkaqeve natyrale, pa pasur mundësinë as për të kërkuar ndihmë.
Kufoma, në gjendje të avancuar dekompozimi, u gjet ulur në një karrige; autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes./albora.ch/
Marketing