Është e natyrshme të kesh frikë nga merimangat, pasi është një frikë e lashtë që disa studime ia atribuojnë formës së këmbëve dhe mënyrës së lëvizjes së tyre.

Marketing

Megjithatë, kjo frikë duhet kapërcyer ose injoruar, për të mirën tonë.

Merimangat kanë jetuar në shtëpitë tona që nga fillimi i kohërave dhe janë të dobishme për shtëpinë dhe shëndetin tonë. Matt Bertone, nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut (SHBA), ka shpjeguar pasojat e vrasjes së një merimange shtëpie.

“Merimangat janë grabitqarë që ushqehen me dëmtuesit dhe insektet e bezdisshme si mushkonjat apo pleshtat. Përveç kësaj, ato janë të afta të gjuajnë edhe merimanga të tjera, kështu që nëse keni ndonjë insekt të këtij lloji në shtëpi, merimangat do të kujdesen për t’i eliminuar”, shprehet Bertone

Një pjesë e madhe e merimangave janë helmuese, por shumë pak janë aq të forta sa të depërtojnë në lëkurë, edhe nëse na kafshojnë. Dhe sigurisht që merimangat e zakonshme nuk janë helmuese. Për këtë arsye, nëse shihni një merimangë në shtëpinë tuaj, nuk duhet ta vrisni. Ekspertët kanë konstatuar se duke vrarë merimangat do të rrisim mundësinë e mbijetesës së specieve të tjera të dëmshme.

Marketing