4 persona janë vënë në pranga në Britaninë e Madhe pasi ishin pjesë e një grupi që trafikonte emigrantë shqiptarë.

Marketing

Sipas BBC, në prangat e policisë kanë rënë dy gra dhe dy burra, nga mosha 22 deri në 34 vjeç.

Policia beson se grupi i krimit të organizuar përdorte kamionë dhe furgonë për të transportuar emigrantët nga veriu i Francës drejt Anglisë, transmeton albora.ch.

Emigrantët mendohet se paguanin mbi 25 mijë sterlina për të hyrë në Britani.Grupi kishte kontakte në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni./albora.ch/

Marketing