Një 34 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke, pasi akuzohet për shpërndarje të të lëndëve narkotike.

Marketing

Sipas medieve greke, ngjarja ndodhi në zonën e Zografou në Athinë, ku punojësit e  Policisë kryen një kontroll të imtësishëm në apartamentin e të riut, duke zbuluar 1 kg e 660 gramë kokainë, një peshore elektronike precize, 650 euro cash dhe dy celularë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së tij janë duke vazhduar nga ana e autoriteteve.

Marketing