Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në zonën e Vicenzës, pasi u sekuestrua drogë me vlerë 1 000 000 euro.

Marketing

Gjatë hetimeve, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Vicenzës, në orët e para të pasdites së datës 31 mars 2022, u urdhërua ndalimi i një makine me dy persona në bord, e cila në vend që të ndalonte, u largua me shpejtësi të lartë në një rrëpirë.

Sipas medias italiane pas një ndjekjeje të gjatë, të arratisurit hynë në autostradë, duke u hedhur edhe mbi hekurat mbrojtëse të kryqëzimit të Vicenzës, për të marrë më pas kryqëzimin Montebello Vicentino të A4. Në makinë u gjet marihuanë dhe 12 kg hashash.

Gjatë kontrollit të banesës ku rrinin shqiptarët, në brendësi të saj është gjetur një sasi shtesë droge, 7 kg kokainë dhe 1 kg marihuanë, material për paketimin e drogës, lëndë prerëse, hekura,  pajisje ambalazhi me vakum dhe para, të fshehura mirë në disa vende në shtëpi, gjithsej 14.000 euro dhe 4.000 franga zvicerane.

Në kontroll u gjet edhe një pistoletë Beretta model 84/F me karikator dhe 12 municione të kalibrit 9X17, armë e cila rezultoi e vjedhur në Vicenza./albora.ch/

Marketing