Policia italiane ka sekuestruar 12 kg kokainë si dhe 56 mijë euro që mendohet se janë rezultat i veprimtarisë së paligjshme i një bande të trafikut të drogës, pjesë e së cilës janë edhe shqiptarët.

Marketing

Hetimet e thella zbuluan ekzistencës së një grupi të gjerë kriminal të përbërë nga persona të nacionaliteteve të ndryshme (italianë, shqiptarë dhe maqedonas), transmeton albora.ch.

Dy 25-vjeçarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut të cilët ishin edhe “menaxherët” e veprimtarisë së paligjshme u arrestuan. Pas arrestimit ata u dërguan në burgun e Montorio Veronese./albora.ch/

Marketing