Dy kirurgët A.L dhe E. S janë arrestuar nga policia nën dyshimin se kanë marrë para për t’i trajtuar pacientët në spitalin e Vushtrrisë.

Marketing

Kështu thuhet në një përgjigje nga ky spital.

Derisa doktorit Isuf Zekaj, njëherësh anëtar i bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, i emëruar verën e kaluar, i është kërkuar që të dorëzohet në polici.

Në përgjigje thuhet se ata do të suspendohen nga puna, deri në një vendim tjetër.

“Ju njoftojmë se policia e Kosovës e ka arrestuar në Spital, dr. A. L. dhe dr. E. S. Ndërsa dr. I. Z është është thirrur në telefon dhe i është kërkuar dorëzimi në polici. Në këtë rast, do të veprojmë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe me këtë rast dr. I. Z. shkarkohet nga pozita u.d shef i Repartit dhe suspendohet nga puna, po ashtu edhe dr. E. S. dhe dr. A. L. suspendohen nga puna deri në një vendim të ri”.

Marketing