Dy gazetarë të huaj në një mision të OKB-së janë arrestuar në Afganistan, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Dy gazetarë që ishin porositur nga UNHCR dhe shtetas afganë që punonin me ta, u arrestuan në Kabul.

Marketing

Ne po bëjmë më të mirën për të zgjidhur situatën, në koordinim me të tjerët, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Një nga gazetarët është Andrew North, një ish korrespondent britanik i BBC që ka mbuluar Afganistanin për rreth dy dekada dhe ka udhëtuar rregullisht në vendin e shkatërruar nga lufta.

Zëdhënësi i qeverisë talebane Zabihullah Muxhahid siguroi se autoritetet po shqyrtojnë çështjen. “Ne kemi marrë informacion rreth tij dhe po përpiqemi të konfirmojmë në se ata janë ndaluar apo jo,” tha Muxhahid./albora.ch/.

Marketing