Policia në Belgjikë arrestoi 13 persona pas bastisjeve, si pjesë e hetimit për aktivitete të dyshuara terroriste.

Marketing

Zyra e prokurorit njoftoi se të dyshuarit ishin pjesë e të njëjtit grup. Në këtë operacion morën pjesë rreth 100 policë.

Ani se nuk u dhanë shumë detaje, u tha se operacioni policor nuk kishte për qëllim ndalimin e një kërcënimi për sulm.

Në dekadën e fundit shteti i Belgjikës është goditur nga disa sulme terroriste, duke përfshirë bombardime vetëvrasëse më 2016 që vrau 32 njerëz dhe u lënduan qindra të tjerë./albora.ch/

Marketing