Loreta Shillock është pedagoge në Universitetin e Shtutgardit sëbashku me Drita Ademin në bashkëpunim me shtëpinë botuese gjermane “Anthea”, kanë jetësuar  antologjinë  me 36 krijues shqiptarë. Në dy gjuhë, në shqip dhe gjermanisht, qëllimi kryesor sipas saj, është njohja e letërsisë shqipe në Gjermani.

Marketing

Ky botim nën titullin “Përtej harrimit”, përmban poet të brezave të ndryshëm, si Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiun, Primo Shllakun, Arian Lekën, Sabri Hamitin , AG Apollonin , apo Ledia Dushit.  Shillock thotë se emëruesi i përbashkët i këtyre autorëve është lirika

Pedagogia dhe përkthyesja e shpallur edhe si mjeshtre e përkthimit në panairin  Leipzig u jep zë autorëve të ndryshëm shqiptarë.

Ajo është e lumtur që këtë vit në universitetin e Shtutgardit  do jap lëndën  për  veçorinë e gjuhës shqipe

Bota gjermane është e njohur me letrat shqipe herët kryesisht me albanologun, shkrimtarin dhe poetin Martin Camaj, shkrimtarin Ismail Kadaren, por Loreta Shchillock thotë se edhe autorët  si Stefan Capaliku apo Arian Leka.

Ajo është e bindur që të botoi edhe antologji të tjera me qëllim që të përshfaq letërsinë shqipe për lexuesin e huaj.

Marketing