Një anije luftarake e marinës amerikane e llojit “USS Jason Dunham, an Arleigh Burke class destroyer”, gjatë vikendit ka qëndruar në brigjet e Durrësit në Shqipëri.

Marketing

Siç ka thënë oficeri kryesor, Michael Kiser “qëllimi i kësaj vizite ka qenë demonstrimi i përkushtimit të NATO-së dhe mbrojtja kolektive”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

“Një grup gazetarësh shqiptarë vizituan anijen gjatë vizitës. Anija mori emrin e nëntetarit të marinës amerikane Jason Dunham, i cili u nderua me Medaljen e Nderit për shërbimin e tij në Luftën e Irakut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Foto: Twitter

Marketing