Kapiteni ikonik i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.

Marketing

Ai këtë e bëri të ditur këtë të martë përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.

Rashkaj vendosi të var këpucët pas një karriere 16-vjeçare si futbollist profesionit.

33-vjeçari, kapiteni i viteve të para të pranimit të Kosovës në FIFA e UEFA, bëri të ditur se ka filluar tashmë karrierën e trajnerit.

Ish-reprezentuesi i “Dardanëve” njoftoi se ka filluar punën në akademinë e klubit suedez, Halmstad, aty nga ku edhe ai kishte qenë si i ri.

Anel Rashkaj ka regjistruar 12 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës.

Sa i përket skuadrave, ai ka luajtur te Halmstad, Sandnes, Eskilstuna, Seinajoki dhe Orgyte.

Anel Rashkaj për pak kohë ka qenë edhe pjesë e Prishtinës.

Marketing