Ambasadorja e Kosovës në Çeki Albesjana Iberhysaj ka tkuar ambasadorin e Rinisë kreative arabe në Organizatën Arsimore, Kulturore dhe Shkencore të Ligës Arabe (ALECSO), z. Amir Fehri, i cili përmes Ambasadës sonë në Pragë vendosi që në agjendën e tij mbarë botërore të përfshijë edhe Republikën e Kosovës si një simbol i diversitetit kulturor.

Marketing

“Ne jemi të rinj që ëndërrojmë për një botë paqësore dhe kjo ëndërr mund të realizohet vetëm përmes edukimit dhe kulturës”, është kjo moto me të cilën e udhëheq angazhimin e tij për paqen dhe tolerancën në mbarë botën i riu tunizian z. Amir Fehri, ka shkruar ambasadroja Iberhysaj në Facebook.

Iberhysaj bën të ditur se Fehri është ambasadori më i ri në botë i emëruar nga presidenti i Tunizisë Kais Saied në vitin 2020 në cilësinë aktuale në (ALECSO), Ambasador i Frankofonisë në Botë, botues i gjashtë librave, i nominuar për Çmimin Nobel në Letërsi.

Ai me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara përmes Fondacionit Amir Fehri pritet të hapë shkollën e parë ndërkombëtare për fëmijët refugjatë në Mosul.

“Arsimi na mundëson të krijojmë të nesërmen, por edhe të jemi në gjendje ta bëjmë botën tonë që të ndryshojë dhe ky ndryshim i përhershëm i botës sonë është jashtëzakonisht i rëndësishëm në mënyrë që ne të jemi gjithmonë në rrugën e përparimit”, citon ambasadorja Ferin./albora.ch

Foto: Facebook

Marketing