Diplomati gjerman, Jorn Rohde e quajti lajm të mirë progresin e shënuar të Kosovës në indeksin e antikorrupstionit që u publikua sot nga organizata ‘Transparency International’, ku renditi Kosovën për 17 vende më lartë dhe tani ndodhet në vendin e 87.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rohde tha se është inkurajuese që më në fund Kosova ka filluar ta luftojë seriozisht korrupsionin.
“Me të vërtetë lajme të mira. Kosova ka shënuar përparim të dukshëm në luftimin e korrupsionit. Në indeksin e Transparency International, Kosova ka shënuar ngritje për 17 vende, tani ndodhet në vendin e 87. Inkurajuese Kosova më në fund ka filluar t’i shndërrojë fjalët në vepra për ta luftuar seriozisht korrupsionin. Vazhdoni. Kosova ka përkrahjen e plotë të Gjermanisë”, shkroi ai. /albora.ch/
Good news indeed! Kosovo makes visible progress in fighting corruption! In TI’s @anticorruption index 🇽🇰improved 17 places, now ranks at 87. Encouraging 🇽🇰finally starts ‚to walk the talk‘ in seriously fighting corruption. Keep it up! 🇽🇰has full 🇩🇪support https://t.co/5JJQQ2tC1h
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 25, 2022