Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, sot ka vizituar ekipin e trajnimit për deminim ku disa ukrainas janë duke u ushtruar.

Marketing

Ai tha se ishte frymëzuese kjo vizitë, derisa tha se aftësimi i tyre në Kosovë do të jetë i dobishëm kur të kthehen në Ukrainë.

“Ishte frymëzuese të vizitoja ekipin e trajnimit MAT të deminimit dhe pjesëmarrësit ukrainas, të mbështetur nga shoqata bamirëse britanike Friends of Ukraine EOD. Burrat dhe gratë që kanë marrë pjesë në këtë kurs do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në atdheun e tyre”.

Në një zonë të improvizuar të Pejës, ukrainasit u se si mund të asgjësojnë mjetet shpërthyese në vendin e tyre.

Disa prej tyre patën thënë se kur të kthehen në vendlindjen e tyre, aftësi të tilla do të jenë të nevojshme, derisa shfaqen shpresë se lufta do të përfundojë.

Marketing