Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar shpalljen e aplikimeve në lidhje me bursat e një programi të ofruar nga 7 kolegje dhe universitete në SHBA.

Në njoftim thuhet se thirrja është e hapur për nxënësit nga mosha 15 deri në 17 vjeç që janë të interesuar të nisin studimet në Amerikë.

Marketing

“EducationUSA Academy është një program virtual për nxënësit ndërkombëtarë të shkollave të mesme të cilët janë të interesuar t’i vazhdojnë studimet e larta në Shtetet e Bashkuara dhe ofron aftësi dhe përvojë të vlefshme për të ndihmuar nxënësit të përmirësojnë aplikimet e tyre dhe të përgatiten për arritje në të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në njoftim./albora.ch/

Marketing