Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka dalë me një njoftim lidhur me sistemin e aplikimit për pasaporta dhe letërnjoftime, shkruan albora.ch.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada ka bërë të ditur se për shkaqe teknike sistemi i aplikimit për pasaporta dhe letërnjoftime momentalisht është jashtë funksionit në shërbimin konsullor në Bern, Gjenevë dhe Cyrih.

Marketing

Tutje në njoftim thuhet se ekipet e IT-së së MPB-së janë duke punuar ta rikthejne sistemin e aplikimit për pasaporta dhe letërnjoftime në funksion sa më shpejtë që është e mundur.

“Shërbimet tjera të gjendjes civile apo aplikimi për fletëudhëtime është duke funksionuar normalisht”, përfundon njoftimi i ambasadës./albora.ch/


Marketing