I jashtëzakonshëm, si gjithemonë më paraqitjen e tij ka qenë Alpinisti shqiptar në Zvicër Besim Ajeti.

Marketing

Një video e tij e publikuar ka treguar se sa ecë ai në kohë dimri dhe më temperatura minus derisa është i zhveshur por që nuk ndjen ftoftë aspak.

Ajeti si më shaka ka thenë se mos të keni frikë aspak sepse nuk ftohem ani pse ka treguar se temperaturat janë shumë të ulëta por kjo nuk e ndalon atë të bëjë ecjen dhe aspak i veshur.

Shikoni videon:

Ai se bashku me djalin e tij Elianin ishin musafir në emisonin për diasporë  “Fol Shqip” Show ku sportisti ka treguar më shumë për jetën e tij në Zvicër, ecjen në male dhe gjithëçka tjetër në lidhje më jetën e shendetshme që ai bën.

“Që 22 vite jam në Zvicër, kam fillu me çiklizëm, vrapim , ngjitës dhe më pas si alpinist. E arritura e pare ka qenë kur për 42 kilometra për 55 minuta kam bër patinazh dhe keshtu kam thyer një rekord duke arritë eliten sepse ata kaq bëjnë.

Ideologjia ime është që më arrit sa më shumë dhe të sfidoj jetën. Në fillimvit gjithmonë e marr një letër dhe shkruaj se çka do të arrijë këtë vit, në çka mund të sfidoj vetën” ka treguar nder të tjera Ajeti derisa në praninë e djalit të tij ka treguar se është shumë I përkushtuar ndaj familjes”, shkruan Albora.ch.

Besim Ajeti

Ajeti: Çdo person duhet ti vendos qëllime vetes për t’i arritur ato

Besim Ajeti, alpinisti shqiptar nga Zvicra dhe ecjet e tija me mijëra kilometra brenda vitit janë mahnitëse për shumë njerëz e sidomos për ata që kanë qenë përkrahje për të.

Vetëm në vitin 2020 ai ka bërë më shumë se 5000km ecje kurse në vitin 2021 ka ecur më shumë se 2600km.

Gjatë vitit që lamë pas edhe gjatë kohës së agjërimit, ai ka ecur 860 km, me një mesatare prej 28.88km brenda ditës.

Është fjala për Besim Ajetin, alpinistin shqiptar, super ngjitësin e maleve nga Zvicra, me të cilin u zhvillua më shumë bisedë tepë e veçantë duke treguar edhe si arrinë të jetë gjithmonë në formë.

“Unë punoj në një fabrikë dhe zakonisht kur kthehen në shtepi merrem më familje, dhe pas orës nëntë nganjeherë dal në mal dhe qendroj disa orë aty dhe kjo më ndihmon shumë sepse përfitimet nga mali janë të jashtëzakonshme dhe mundohem të ndjekë këtë ritem” ka treguar më tej ai para mija e mija shikuësve të emisionit “Fol Shqip” Show.

Ndiqeni videon e plotë të paraqitjen e Besim Ajetit, alpinistin shqiptar, super ngjitësin e maleve nga Zvicra.

Albora.ch

Marketing