Shumë sektorë dhe rajone në të gjithë Zvicrën janë duke kërkuar dëshpërimisht për punonjës të kualifikuar, duke filluar nga specialistët e IT-së deri te punonjësit e hoteleve dhe restoranteve.

Marketing

Mungesa e personelit ndihet akute edhe në Alpet zvicerane, ku duhet të plotësohen shumë pozita bujqësore, përfshirë ato që përfshijnë lopët e malit.

Situata “nuk ka qenë kurrë aq e keqe sa këtë vit”, tha Barbara Sulzer, kreu i një organizate që rekruton staf afatshkurtër për fermerët alpinë, shkruan The Local.

Pa dyshim, këto punë nuk janë për të gjithë: kualifikimet e nevojshme për këtë lloj pune përfshijnë përvojën në bujqësi malore dhe “ata që janë të gatshëm të punojnë dhjetë deri në dymbëdhjetë orë në ditë për një pagë modeste”, sipas Sulzer.

Foto: Pixabay

Marketing