Të paktën 26 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga zjarret pyjore që kanë shkatërruar Algjerinë veriore.

Marketing

Kamel Beldjoud, ministri i brendshëm i vendit tha se 24 persona vdiqën në El Tarf, pranë kufirit me Tunizinë, në mesin e tyre edhe një nënë e bijë në Setif.

Zjarrfikësit, të mbështetur nga helikopterët, po përpiqeshin të frenonin disa flakë të mërkurën në mbrëmje.

Raportet thonë se rreth 350 banorë janë evakuuar në provinca të ndryshme.

Agjencia e mbrojtjes civile tha se El Tarf ishte zona më e goditur me 16 zjarre në zhvillim.

Emri i nënës 58-vjeçare dhe vajzës së saj 36-vjeçare që vdiqën në Setif nuk janë bërë ende të ditur, por zyrtarët atje thanë se flakët kishin arritur në dhjetëra shtëpi dhe fshatra.

Algjeria Veriore preket nga zjarret pyjore çdo vit, me 90 njerëz që mendohet se kanë vdekur në to vitin e kaluar – dhe më shumë se 100 mijë hektarë pyje janë djegur.

Gushtin e kaluar, Beldjoud fajësoi një valë zjarresh në rajonin Kabyle të Algjerisë për zjarrvënien, duke pretenduar se “vetëm duart kriminale” mund të shpjegojnë “shpërthimin e njëkohshëm të rreth 50 zjarreve në disa lokalitete”.

Shifrat e së mërkurës e çojnë numrin e përgjithshëm të algjerianëve të vdekur nga zjarret këtë verë në 30.

Marketing