Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e 47-të. Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë.

Marketing

Kurti është kryeministri i katërt dhe i gjashtë i Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Albin Kurti ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tre mandate me radhë. Ai gjithashtu ka shërbyer si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitet 2011-2014.

Në tri palë zgjedhjet e njëpasnjëshme parlamentare në Kosovë, më 2017, 2019 dhe 2021, Kurti ka qenë kandidati i partisë për kryeministër. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe 2019, Kurti dhe partia e tij fitoi numrin më të madh të votave.

Në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt 2021, lista e Vetëvendosjes fitoi 50.28 për qind të votës popullore, e që është rezultati më i mirë që një parti e ka arritur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Ai është i martuar me Rita Augestad Knudsen dhe kanë një vajzë, Lean./albora.ch/

Marketing