Pas vdekjes tragjike të tre vajzave në Greqi, ku e dyshuara kryesore është nëna e tyre Roula Pispirigou, autoritetet kanë nisur kontrollin e imtësishëm të telefonatave apo çdo gjë tjëtër që lidhet me celularin e saj.

Marketing

Fakti që shqetëson autoritetet është se 33-vjeçarja e akuzuar është kujdesur që të fshijë “gjurmët” e saj elektronike.

Protothema.gr shkruan se pas kontrolleve në laptopin dhe celularin e Roula Pissirigou, 33-vjeçarja kishte fshirë të gjitha kërkimet në internet dhe disa të dhëna.

Ajo ka refuzuar të japë fjalëkalimet e e-maileve. Roula Pispirigou nuk bashkëpunon me policinë dhe refuzon t’u japë atyre kodet e saj, për t’ua bërë më të lehtë autoriteteve “hapjen” e kompjuterit dhe celularit të saj në mënyrë që të hetohen të gjitha kërkimet që ka në internet.

Autoritetet greke e konsiderojnë të dyshimtë mosbashkëpunimin e Roula Pispirigou duke thënë se “ Meqë nuk ka asgjë për të fshehur, pse nuk na jep kodet?.

33 vjeçarja Roula Pispirigou, që ndodhet në paraburgim, mohon çdo akuzë, ndërkohë që ka filluar hetimi për të zbuluar shkaqet e vdekjes së dy vajzave të tjera dhe sipas specialistëve mjeko-ligjorë ka disa fakte që të çojnë në përfundimin se ato mund të jenë mbytur.

Tre fëmijët e çiftit Daskalakis-Pispirigou kanë humbur jetën, Malena 3 vjeç e gjysëm në korrik të 2019, Irida 6 muajshe në mars të 2021 dhe Xhorxhina 9 vjeç në janar të këtij viti.

Marketing