Marketing

Së fundmi, aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, ishte e ftuar në Shtëpinë e Bardhë në Washington DC.  Dushku së bashku me gra të tjera të Hollywoodit që bënë denoncime të guximshme tri vjet më parë në lidhje me sulmet dhe ngacmimet seksuale, kanë qenë mysafire të Shtëpisë së Bardhë me një mision të veçantë të nisur nga Zonja e Parë e ShBA-së, Jill Biden.

Aktorja e filmit hit “Wrong Turn” ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga takimi me krerët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shihet duke pozuar ndër të tjerash edhe me residentin amerikan Joe Biden.

Ajo shkroi pas takimit:

“Ne ishim të ftuar në Shtëpinë e Bardhë nga Zonja e Parë javën e kaluar për të marrë pjesë në nënshkrimin e ‘Përfundimit të Arbitrazhit të Detyrueshëm për Ngacmimin Seksual dhe Ligjit për Sulmet Seksuale’ në ligj.

Ky ligj i ri do t’i mbrojë gratë dhe burrat nga detyrimi nga klauzolat shtypëse, të padrejta, të fshehta në kontratat e tyre të punës, klauzola që mbrojnë abuzuesit/ngacmuesit përpara se të kryejnë veprimet e tyre të këqija. Kjo ka qenë praktikë standarde në industrinë e Hollywoodit dhe shumë të tjera për një kohë të gjatë. Ky ligj i ri po përshkruhet si një nga ligjet më të rëndësishme të punës/punësimit të 100 viteve të fundit./albora.ch/

Marketing