Ashtu siç ishte premtuar një muaj më parë, aktori i njohur Jim Belushi ka mbërritur në Shqipëri. Vetë Belushi e ka bërë të ditur këtë gjë përmes disa postimeve në profilin e tij në Instagram.

Marketing

Aktori ka publikuar dy foto në një nga rrugët e Tiranës, krahas së cilave shkruan: “On the Road (Në rrugë)”

Ajo që ka marrë vëmendje në postimet e tij është edhe parulla që shkruhet në murin ku ai ka shkrepur fotot, “Fucka shteti!”

Jim Belushi është ndër aktorët e paktë shqiptarë që ka arritur sukses në Hollyëood. Ai është djali i një emigranti shqiptar dhe është rritur në Çikago, ndërsa nuk e ka harruar asnjëherë origjininën e tij shqipare.

Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë. Kemi patur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artisitke. Ne sapo organizuam Festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu. Muajin e ardhshëm do vijë edhe Jim Belushi në Shqipëri. Edhe ai i është shqiptar”, u shpreh Veliaj në muajnin shtator.

Jim Belushi është më i njohur për rolin e Jim në sitcom “According to Jim”. Rolet e tij të tjera televizive përfshijnë Saturday Night Live, Total Security  dhe Twin Peaks.

Belushi u shfaq gjithashtu në filma si Thief, Little Shop of Horrors, Red Heat, K-9, The Palermo Connection, Angel’s dance, The Wild, The Ghost Writer, Thunderstruck, Home Sweet Hell dhe Wonder Wheel.

Marketing