Policia ka zbuluar në veri të Kosovo një laborator për kultivimin e kanabisit me mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur në treg ilegalisht.

Gjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri, por nuk ka të lënduar.
Lajmi është bërë i ditur ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Ai tha se aksioni i policisë është ndërmarrë në afërsi të kufirit me Serbinë, përkatësisht në vendin e quajtur Izvor.
“Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri, por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material”.
“Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës!”, ka deklaruar Sveçla.

Foto: Policia e Kosovës