Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar  me kreun e Federatës së Zvicrës, Dominique Blanc në Frankfurt të Gjermanisë.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, ku ka treguar se çfarë kanë biseduar.

Postimi i plotë:

Pas shortit me presidentin e Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc.

Përballjet Kosovë-Zvicër në kualifikimet për Euro 2024, do të jenë sa emocionuese, po aq të mirëpritura nga qytetarët e të dyja vendeve tona.

Kjo për shkak të lidhjes së ngushtë që dy vendet dhe popujt tanë kanë krijuar tash e disa dekada.

I uruam fat njëri-tjetrit në këtë cikël kualifikues dhe që së bashku ta sigurojmë pjesëmarrjen në Euro 2024.

Me këtë rast ftoj bashkatdhetarët tanë jo vetëm në Zvicër, por kudo në Evropë që të jenë në numër sa më të madh në përkrahje të Kosovës dhe së bashku ta bëjmë ëndrrën realitet.

Marketing