Një parajsë plot dritë dhe e gjelbër, Aeroporti Changi i Singaporit rikthehet në krye të renditjes vjetore të Skytrax të aeroporteve më të mira në botë.

Skytrax, një faqe e linjave ajrore dhe aeroporteve, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, përpilon listën e saj, duke anketuar udhëtarët nga e gjithë bota dhe duke u kërkuar atyre të vlerësojnë të gjithë përvojën në aeroport, nga check-in te nisjet dhe gjithçka tjetër.
Aeroporti Changi i Singaporit kryesonte më parë listën e Skytrax për tetë vite me radhë, por në 2021 dhe 2022 ra disa vende, pasi numri i pasagjerëve u tkurr gjatë pandemisë, duke i lënë vendin e parë Aeroportit Ndërkombëtar Hamad në Doha, Katar.
Lista e Skytrax – 20 aeroportet më të mirë në botë për vitin 2023
Singapore Changi Airport
Hamad International Airport
Tokyo International Airport (Haneda)
Incheon International Airport
Paris Charles de Gaulle Airport
Istanbul Airport
Munich Airport
Zurich Airport
Narita International Airport
Madrid-Barajas Airport
Vienna International Airport
Helsinki-Vantaa Airport
Rome Fiumicino Airport
Copenhagen Airport
Kansai International Airport
Chubu Centrair International Airport
Dubai International Airport
Seattle-Tacoma International Airport
Melbourne Airport
Vancouver International Airport / CNN